Ballina Artikuj Fushata e re ushtarake në Mianmar rrezikon të zhdukë të gjithë muslimanët...

Fushata e re ushtarake në Mianmar rrezikon të zhdukë të gjithë muslimanët e mbetur rohinga

Nga CJ Werleman

Tetëmbëdhjetë muaj kanë kaluar që kur fushata gjenocidiale e Myanmarit detyroi 800 mijë rohinga të iknin nga shtëpitë e tyre e të gjenin strehim në kufirin me Bangladeshin. Por tani kanë dalë prova të reja që dëshmojnë se junta ushtarake në Yangon, e cila është një kuazi-demokraci, po përdor sulmet tokësore kundër separatistëve arakanë si pretekst për të “spastruar”, një herë e përgjithmonë, 500 mijë rohingat e mbetur në vend.

Gjithashtu, ka arsye të forta për të besuar se kjo valë e re dhune kundër pakicës muslimane ka gjasa të jetë më e egra që është parë deri më sot. Kjo pasi shumë prej tyre po e gjejnë vetën në mes të zjarrit midis ushtarëve të Myanmarit dhe guerilasve arakanë budistë. Për këtë arsye, më shumë se 1,200 rohinga janë detyruar të ikin nga fshatrat e tyre vetëm në tetë orë luftime të zhvilluara në fillim të këtij muaji.

Ky numër i të shpërngulurve i shtohet 50 mijë deri në 100 mijë të tjerëve, të cilët përbëjnë rreth një të katërtën e rohingave të mbetur në Mianmar, të cilët kanë ikur nga shtëpitë dhe fshatrat e tyre vetëm gjatë dy javëve të fundit.

Punonjësit e ndihmës ndërkombëtare kanë paralajmëruar se faza e ardhshme e kësaj krize humanitare do të shpërthejë në brigjet e vendeve aziatike fqinje. Ky paralajmërim bëhet akoma më urgjent duke marrë parasysh se një anije me 200 refugjatë rohinga ka zbarkuar në brigjet e Malajzisë vetëm gjatë javës së kaluar.

“Meqë nuk kishte njeri që t’i priste, ata u ndanë në grupe dhe të mbuluar me baltë u futën në fshatrat e afërta,” shpjegon një raport i Reuters-it.

Këta janë ata me fat. Por me qindra e mijëra rohinga të tjerë i pret një fat shumë më i keq, sidomos duke pasur parasysh se Aung San Suu Kyi po shkatërron ndihmën ndërkombëtare. Kjo përbën një tjetër krim të pandërgjegjshëm, sidomos duke pasur parasysh se 25 përqind e të zhvendosurve me forcë në shtetin Rakhine janë nën moshën 8-vjeçare, së bashku me 28 përqind të tjerë që janë nën moshën 14 vjeç.

Pa qasje në ilaçe dhe ushqime e të rrethuar nga të gjitha anët nga luftimet , rohingat që i mbijetuan gjenocidit të periudhës  2017-2018 po shesin pronat dhe pasurinë e tyre te bandat e trafikantëve të qenieve njerëzore që ata t’i marrin e t’i cojnë ose në kufirin me Bangladeshin ose në varka si ato që tashmë janë nisur drejt Malajzisë.Një roje kufitare e Myanmarit qëndron përballënjë familje muslimane rohinga në fshatrat Buthidaung të shtetit Rakhine [Getty Image]Nëse përpjekja e vazhdueshme e Myanmarit për të spastruar etnikisht rohingat në periudhën 18-mujore që përfshin 2017-2018-ën ishte brutale, atëherë ka shumë gjasa që përpjekjet aktuale për t’i larguar ata nga vendi në vitin 2019 do të jenë akoma më të ashpra.

Për ta vënë këtë parashikim në kontekstin e duhur, duhet të keni prasysh se 24 mijë muslimanë rohinga janë vranë nga ushtria e Myanmarit në periudhën prej gushtit 2017 deri në nëntor 2018, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Zhvillimit Ontario (OIDA).

Kini parasysh gjithashtu se 114 mijë të tjerë u keqtrajtuan, sëbashku me 18 mijë gra dhe vajza që u përdhunuan nga ushtarët e Myanmarit, sipas një raporti tjetër të titulluar “Migrimi i detyruar i rohingave: përvoja e patreguar”.

“Ushtria e Arakanit ka vendosur mina tokësore rreth fshatrave rohinga në veri të Rathedaung-ut, në mënyrë që të parandalojë hyrjen e ushtarëve të Myanmarit.”

Ushtria e Arakanit ka vendosur mina tokësore rreth fshatrave rohinga në veri të Rathedaung-ut me qëllim që të parandalojë hyrjen dhe ngulitjen e ushtarëve të Myanmarit në fshatrat e rreshtuara me grupin separatist arakanez.

“Fshatarët rohinga kanë frikë se  mund të goditen aksidentalisht nga minat tokësore dhe të bëhen viktima në përleshjet e mundshme mes ushtarëve të Mianmarit dhe rebelëve Rakhinë në fshatrat e afërta”, thotë Yan Naing, një bloger dhe aktivist rohinga.

Këto mizori dhe shkelje të të drejtave të njeriut ndodhin ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar qëndron në heshtje dhe duarkryq. Me sa duket janë të kënaqur me status quo-në dhe të lumtur që Bangladeshi, i cili u ka ofruar strehim të përkohshëm 800 mijë rohingave, të merret vetë me krizën humanitare, pavarësisht frustrimeve në rritje të qeverisë në Dhaka.

Marrëveshja e riatdhesimit midis Bangladeshit dhe Mianmarit është penguar disa herë, kryesisht për shkak se refugjatët rohinga kanë refuzuar të ktheheshin pa patur asnjë garanci për sigurinë e vet nga ata që kanë vrarë familjet e tyre. Dhuna e rinisur ndaj rohingave, përfshirë sulmin me anije nga ushtria e Mianmarit javën e kaluar, e justifikon një frikë të tillë.

“24 mijë muslimanë rohinga janë vrarë nga ushtria e Mianmarit nga gushti 2017 deri në nëntor 2018”

Javën e kaluar, Shoqata e Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN) njoftoi se dëshiron të luajë një “rol udhëheqës” në riatdhesimin e refugjatëve rohinga duke krijuar “zona të sigurta” ose duke krijuar kushte në të cilat 800 mijë rohinga do të ndjehen të sigurt për t’u kthyer.

Megjithatë, kjo nuk do të jetë asgjë e ngjashme me trupat paqeruajtëse të NATO-s, e as nuk do të ketë presion ndërkombëtar të mjaftueshëm për ta detyruar Mianmarin që të pranojë një rezolutë që u jep 1.3 milion rohingave nënshtetësi me të drejta të plotë si dhe t’i japë fund kushteve të aparteidit të cilave u janë nënshtruar rohingat gjatë dekadës së fundit.

Sigurisht, realiteti në terren justifikon një veprim të përbashkështët e të menjëhershëm, pasi mungesa e interesit të duhur nga komuniteti ndërkombëtar do të bëjë që Mianmari të marrë guximin për të përmbushur atë që ka synuar prej kohësh: të zhdukë muslimanët rohinga njëherë e përgjithmonë. 

CJ Werleman është gazetar dhe autor i disa librave në gjuhën angleze, si ”Crucifying America’, ‘God Hates You, Hate Him Back’ dhe ‘Koran Curious’. /Observer.al/

Exit mobile version