Ballina Auto Fuqi, shpejtësi dhe bukuri të pamohueshme: Red Bull zbulon veturën e parë...

Fuqi, shpejtësi dhe bukuri të pamohueshme: Red Bull zbulon veturën e parë për konsumatorë

Pas vitesh thashetheme dhe ngacmimesh, Red Bull më në fund ka zbuluar veturën e parë për klientë, RB17, në Festivalin e Shpejtësisë në Goodwood.

Hipervetura me motor të mesëm me dy ulëse prodhon mbi 1,200 kuaj fuqi falë motorit V10 4.5 litërsh, i cili premton nivele të performancave të Formula 1, me një shpejtësi maksimale prej mbi 349 km/h.

Sa i përket rrotave të veturës së zhvilluar nga gjeniu inxhinierik Adrian Newey, konsumatorët mund të zgjedhin versionin e rrotave me fibër karboni 45 centimetra, ose 50 centimetra.

Bëhet e ditur se Red Bull e projektoi RB17 për t’u shijuar lehtë dhe shpesh.

Ka opsione ulësesh të personalizuara, një kuti pedalesh dhe hapësirë për të integruar gjëra të tilla si kostume garash ose helmeta. Motori i saj punon me gaz pompë dhe çdo veturë merr një garanci 2-vjeçare.

Kompania pretendon se vetura është mjaft e qëndrueshme për të drejtuar një garë 24 orëshe pa servis.

Servisimi mund t’i bëhet në selinë qendrore të Red Bull, në një qendër shërbimi lokale, ose në vendndodhjen e klientit.

Ashtu si prodhuesit e tjerë të superveturave për pista, si Ferrari dhe McLaren, edhe Red Bull planifikon të organizojë një numër ngjarjesh private çdo vit për klientët.

FIRST LOOK: Red Bull RB17 Hypercar – 1200hp, 15,000rpm, Fast As F1!

“Unë kisha menduar rreth idesë për të marrë përsipër sfidën për të dizajnuar hipervetura tonë, nga koncepti në dorëzim, dhe ka qenë një projekt dhe udhëtim i mrekullueshëm”, deklaroi Newey.

“Hipervetura RB17 përfshin gjithçka që ne përfaqësojmë: Fuqi, shpejtësi dhe bukuri të pamohueshme”, shtoi ai.

Ndryshe, deri më tani nuk ka asnjë informatë për çmimin e RB17.

Jo se ka rëndësi, pasi të 50 shembujt tashmë janë shitur, ndërsa prodhimi pritet të fillojë vitin e ardhshëm.

Exit mobile version