Këto versione të sistemeve operative përfshijnë funksionalitetet e para të Apple Intelligence për mbarë linjën iPhone 16 dhe modelet iPhone 15 Pro dhe 15 Pro Max.
Apple Intelligence do të mbërrijë më 28 Tetor sipas Mark Gurman të Bloomberg. Muajin e kaluar Apple tha se kishte planifikuar lançimin e platformës së inteligjencës artificiale me iOS 18.1, iPadOS 18.1 dhe macOS Sequoia 15.1.
Këto versione të sistemeve operative përfshijnë funksionalitetet e para të Apple Intelligence për mbarë linjën iPhone 16 dhe modelet iPhone 15 Pro dhe 15 Pro Max.
Vala e parë e funksionaliteteve përmban veçori si editor teksti dhe mjet për përmbledhjen e tij, mjete shkrimi, regjistrim inteligjent i zërit dhe transkriptim të Mail, Notes, Pages dhe aplikacioneve të tjera.
Me shumë gjasa do të shohim edhe funksionalitetin e ri Memories në Photos i dizajnuar si një editor i thjeshtë për krijimin e klipeve me imazhe nga galeria. Gjithashtu opsioni Clean Up mund të heqë objekte nga sfondi i një imazhi.
Funksionalitetet e tjera si integrimi i ChatGPT dhe Genmoji do të vinë me versionet e ardhshme të iOS 18 drejt fundit të vitit dhe fillimit të 2025.