Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Fundoset anija me refugjatë Rohingya, se paku 19 gra dhe fëmijë janë...

Fundoset anija me refugjatë Rohingya, se paku 19 gra dhe fëmijë janë mbytur

Në fundosjen e anijes me refugjatë nga Arakani në lumin Naf janë mbytur të paktën 19 persona, gra dhe fëmijë, të cilët ishin duke ikur nga ushtria e Mianmarit dhe budistët radikalë, duke u përpjekur të kalonin në Bangladesh.

Siç raportojnë mediat në Bangladesh, anija me refugjatë Rohingya nga Arakani u mbyt në lumin Naf.

Zyrtari policor në qytetin Teknaf, që ndodhet në bregun e lumit Naf, Muhammed Main Uddin Han, për mediat lokale tha se trupat e dhjetë fëmijëve dhe nëntë grave të mbytura në anijen e fundosur u gjetën në Gjirin e Bengalit. Ai tha se identiteti i viktimave ende nuk është konfirmuar.

Të martën, në lumin Naf në fundosjen e një varke me refugjatë humbën jetë katër persona.

Lumi Naf, i cili shtrihet në kufirin midis Bangladeshit dhe provincës Arakan të Mianmarit, me vite ka qenë një rrugë shpëtimi për mijëra muslimanë Rohingya që iknin nga dhuna në vendin e tyre.

Shumë organizata për të drejtat e njeriut, përfshirë Amnesty International (AI), masakrat në Arakan i kanë quajtur si gjenocid, kurse dënimet kanë ardhur nga shumë pjesë të botës. /aa/

 
Exit mobile version