Së paku 16 persona humbën jetën si pasojë e fundosjes së anijes në të cilën ndodheshin muslimanë nga Arakani i Mianmarit, raporton Anadolu Agency (AA).
Anija me personat të cilët nga sulmet u arratisën në Bangladesh u fundos në lumin Naf. Zyrtari policor Muhammed Main Uddin Han konfirmoi se 16 persona kanë humbur jetën.
Trupat e pajetë janë gjetur në breg, ndërsa Han theksoi se në mesin e tyre gjenden edhe katër persona për të cilët ekziston mundësia të kenë qenë të qëllluar.
Edhe një kufomë është gjetur në një lokacion tjetër.
Sipas të dhënave të fundit, deri më tani në lumin Naf jetën e kanë humbur 39 muslimanë nga Arakani.