Diktatorët e zullumqarët sundojnë, por një ditë keq përfundojnë. Shumëkush mendon se ata dhe pushteti i tyre nuk merr fund, por vendimi hyjnor gjykon me fundin e tyre, jo me fillimin e rrjedhën e tyre. Rregulli i tillë vlen për çdo kohë e brez dhe nuk ndryshon kurrë.
Në të kaluarën, shumë njerëz besonin se Faraoni, pushteti e ushtria tij nuk mposhten kurrë, por ai një ditë u shkatërrua dhe mbeti shembull për brezat.
Besimtarët gëzohen, kurse jobesimtarët e zullumqarët dëshpërohen.
Kështu, besimtarët një ditë do të gëzohen ngadhënjyes edhe në Al Aksa:
“Dhe, atë ditë, gëzohen besimtarët për ndihmën e Allahut…”
(Kuran, Err Rrum: 4-5)
Prof. Adnan Simnica