Padia ka të bëjë me shitjen e pjesës së Binance në bursën FTX të Sam Bankman-Fried, të cilën e bleu në 2019-ën por më pas negocioi për ta shitur pas tek FTX në Korrik të 2021.
Bursa e kolapsuar e kriptomonedhave FTX paditi Binance dhe ish-CEO e saj Changpeng Zhao, duke kërkuar 1.8 miliardë dollarë të transferuar nga kryesia e FTX tek Binance dhe ekzekutivët e saj.
Padia ka të bëjë me shitjen e pjesës së Binance në bursën FTX të Sam Bankman-Fried, të cilën e bleu në 2019-ën por më pas negocioi për ta shitur pas tek FTX në Korrik të 2021.
Sipas padisë, divizioni Alameda Research e FTX kishte financuar riblerjen përmes tokenëve që kishte në vlerën e 1.76 miliardë dollarë. Me këtë padi, avokatët e FTX kërkojnë rimarrjen e fondeve për tua rikthyer kreditorëve të FTX.
Padia është pikënisje e betejës ligjore më të fundit mes FTX dhe Binance. FTX ishte një prej bursave më të mëdha në botë përpara se të shkonte drejt kolapsit në fund të 2022.
Rivali më i madh Binance, udhëhequr nga Zhao, u mendua se do të vinte në mbështetje të FTX për të blerë divizionin jo-Amerikan ndërsa u tha në Nëntor të 2022 se kishte probleme të thella me financat. Binance më pas vendosi të tërhiqej.
Themeluesi Bankman-Fried u dënua në Mars të këtij viti me 25 vite burg për vjedhjen e 8 miliardë dollarëve nga konsumatorët. /