Ballina Lajmet Kosovë FSK do të mbajë ushtrime ushtarake në Cernushë të Mitrovicës, komuna i...

FSK do të mbajë ushtrime ushtarake në Cernushë të Mitrovicës, komuna i njofton qytetarët

Bazuar në planin e stërvitjeve nga data 11 deri më 13 prill 2025, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), do të realizojë ushtrime ushtarake, në zonën e Cernushës në komunën e Mitrovicës.

E Komuna e Mitrovicës ka bërë një njoftim lidhur me ushtrimin e FSK-së, duke i njoftuar qytetarët se do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake. Njoftim ky i cili do të shërbejë për qytetarët, për të shmangur çdo pasiguri.

“Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se, bazuar në planin e stërvitjeve të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), nga data 11 deri më 13 prill 2025, do të realizohen ushtrime ushtarake. Njësitë tona do të realizojnë ushtrime në zonën e Cernushës, në territorin e Komunës tuaj, ku do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake. Ky njoftim le të shërbejë si informacion për qytetarët për të shmangur çdo pasiguri”, thuhet në njoftimin e komunës së Mitrovicës.

Exit mobile version