FSK dhe Policia, institucionet të cilave qytetarët u besojnë më shumë

Në çdo raport apo statistikë të publikuar nga institucionet vendore që merren me hulumtimin e opinionit publik, FSK dhe Policia e Kosovës gjithmonë rezultojnë të jenë institucionet më të besueshme në vend.

Njëjtë ka ndodhur edhe në raportin e fundit të publikuar nga Qendra Kosovare për Studimet të Sigurisë (QKSS).Sipas këtij raporti në pyetje e parashtruar ndaj respondentëve, rezulton që Policia e Kosovës ka besueshmërinë më të madhe nga qytetarët me 47 për qind.

E dyta radhitet ushtria e Kosovës, saktësisht FSK-ja me 17 për qind.Në fund të listës renditet komunat, institucionet e drejtësisë, ato arsimore dhe partitë politike.