FSK angazhohet për gjetjen e një personi i cili dyshohet se ka rënë nga ura e Fshajt

Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit malor dhe ujor në kërkim të një 27-vjeçari me inicialet A.H nga komuna e Gjakovës, i cili dyshohet të ketë rënë nga ura e Fshajt.

FSK ka angazhuar të gjitha ekipet e saj për kërkimin dhe gjetjen e personit të zhdukur.

“Me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në koordinim me Policinë e Kosovës të rajonit të Gjakovës. FSK ka angazhuar ekipet e saj me të gjitha kapacitetet operacionle për kërkimin dhe gjetjen e personit të zhdukur.Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar ekipet e kërkim-shpëtimit për të kërkuar një person të raportuar te zhdukur”, thuhet në njoftimin e FSK-së.