Në bisedat me dhjetëra familje në Deir al-Balah, ato nuk flasin më vetëm për një krizë humanitare. Ato thonë se çfarë po ndodh në Gaza është një “fshirje e ngadaltë dhe e qëllimshme e jetës njerëzore”.
Familjet raportojnë se ushqimi, uji dhe ilaçet janë kthyer në luks të paarritshëm. Mbyllja e vazhdueshme e kufijve dhe ndalimi i hyrjes së ndihmave humanitare po sjell pasoja të rënda e të drejtpërdrejta në jetën e përditshme të njerëzve.
“Shumë prej nesh janë detyruar të kursejnë çdo kafshatë. Po hamë vetëm një herë në ditë, dhe ka familje që nuk mund të sigurojnë as atë,” thotë një banor, duke theksuar krizën e thellë ekonomike që ka goditur të gjithë zonën.
Këto kushte, sipas raportimeve në terren, janë rezultat i drejtpërdrejtë i mbylljes së kufijve dhe bllokadës ndaj ndihmave ndërkombëtare.




