“Frymëzim nga Shtëpia e Jasirëve”

Edlira Durmishaj

Urtësi hyjnore të mëdha gjejmë në historinë e Ammar ibn Yasir dhe familjes së tij, të cilët ishin disa nga Sahabët e parë që përjetuan tortura të tmerrshme nga idhujtarët e paria Mekkase.

Ata ishin të lidhur dhe të torturuar në shkretëtirën e nxehtë, u masakruan për së gjalli në sytë e Profetit Muhamed a.s por, nuk e hodhën besimin e tyre, e as nuk e fajësuan Të Dërguarin e Zotit për pamundësinë e reagimit e as për mungesën e forcës dhe pushtetit në të cilën ndodhej në ato hapa të rrugëtimit të tij për përhapjen e mesazhit që mbarte.

Ashtu siç Profeti Muhamed (Alejhi selam) i dha atyre mesazhin e madh i cili jehon në kohë e histori deri në kraharorët e mendjet tona, për të na udhëzuar në momente krizash të mëdha e për të na ndriçuar me dritën e besimit mendjet dhe zemrat rreth një parimi të rëndësishëm besimi se; mençuria dhe vizioni i besimtarit të drejtë del përtej fizikes, përtej emocionit dhe përtej çdo fanatizmi që mbërthen secilin nga ne, në të gjitha dimensionet me të cilat mund të na qaset formatimi ynë human me mish dhe me shpirt;

“𝐃𝐮𝐫𝐢𝐦 𝐨 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚 𝐞 𝐉𝐚𝐬𝐢𝐫𝐢𝐭, 𝐬𝐞 𝐯ë𝐫𝐭𝐞𝐭 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐣𝐮𝐚𝐣 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐗𝐡𝐞𝐧𝐧𝐞𝐭𝐢”

Ky mesazh i Profetit a.s i cili duke dëshmuar këtë ngjarje të rëndë njerëzore me sytë e tij në hapësirën fizike, përtyp dhe kapërdin një skenë kaq makabre ndaj një gruaje, një babai dhe një djaloshi, një familjeje të tërë të pafajshme, ndaj besimtarëve që u sulmuan deri në martirizim, vetëm përse e pasuan të Dërguarin a.s, dhe shpalljen e tij hyjnore, është një thirrje për besimtarët që, edhe në momentet më të vështira të dhimbjes, besimi dhe durimi janë rrugët për të arritur shpërblimin më të madh.

Por, le të reflektojmë edhe mbi një aspekt të rëndësishëm.

Po të kishin mundësinë të shikonim Profetin Muhamed (alejhi selam) në këtë moment historik, si ai që kalon pranë një burri dhe një gruaje të lidhur, të torturuar në shkretëtirën e Mekës, duke pritur ekzekutimin, besimtarët e sotëm mund të ndiheshin të zhgënjyer dhe të tronditur.

Ata do të mund të pyesnin: Si mundet që Profeti të mbështeste qëndrimin e tij pa reaguar dhe i duruar, kur dhimbja është kaq e madhe? Po si mund të mbajmë durim kur shohim vuajtjen e pafajshme që po ndodh përpara syve tanë?

Por, kjo është kuptimi i thellë i fjalëve të Profetit: “𝐁ë𝐧𝐢 𝐝𝐮𝐫𝐢𝐦, 𝐬𝐞𝐩𝐬𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐣𝐮𝐚𝐣 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐗𝐡𝐞𝐧𝐧𝐞𝐭𝐢.”

Ai na mëson se, edhe kur mundohemi nga dhimbja e thellë dhe papërballueshme, durimi dhe besimi në drejtësinë edhe urtësinë e caktimit të Zotit, do të çojnë te shpërblimi më i madh që mund të imagjinojmë përmes realizimit të historisë dhe trashëgimisë që lëmë pas.

Edlira Durmishaj