Ballina Jeta Shëndetësi Fruti që lufton astmën dhe zvogëlon rrezikun e diabetit

Fruti që lufton astmën dhe zvogëlon rrezikun e diabetit

Përveç shijes së mrekullueshme, mollët ofrojnë një sërë përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë dhe uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Mollët janë lidhur me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës. Ata përmbajnë fibra të tretshme, që ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit në gjak. Përmbajnë gjithashtu polifenole të cilat kanë efekte antioksiduese dhe gjenden kryesisht në lëkurë. Një studim tregoi se mollët ulin rrezikun e goditjes në tru me 9 përqind.

Zvogëlon rrezikun e diabetit.

Disa studime kanë treguar se konsumi i mollësve lidhet me një rrezik më të ulët të diabetit të tipit 2. Është e mundur që polifenolet e pranishme në mollë parandalojnë shkatërrimin e indeve në qelizat beta të pankreasit, të cilat prodhojnë insulinë dhe shpesh shkaktojnë dëme te njerëzit me diabet të tipit 2.

Ul rrezikun e astmës

Ky frut, i pasur me antioksidantë, mund të mbrojë mushkëritë nga dëmtimi oksidativ. Një studim me më shumë se 68 mijë pjesëmarrës tregoi se ato që konsumuan më shumë mollë kishin një rrezik më të ulët të astmës.

Exit mobile version