Frutat “acai” përmbajnë shumë substanca që do të mund ta përmirësojnë shëndetin.
Vetëm një kokërr “acai” përmban shumë antioksidues, madje më shumë se boronicat e kuqe, dredhëzat dhe disa lloje të tjera të frutave të malit. “Acai” mund të pakësojnë inflamacionet në trup dhe eventualisht parandalojnë përhapjen e qelizave të kancerit.
Po ashtu, disa hulumtime kanë treguar se mund të jenë të shëndetshme për sistemin e gjakrrjedhjes. Posedojnë aminoacide të shëndetshme, të cilat i hasim edhe në vajin e ullirit. Frutat “acai” përdoren për t’i shtuar edhe në ushqim, ulin kolesterolin, shërojnë problemet m zemër, alergjitë dhe kancerin.
EFEKTET ANËSORE
Nëse i konsumoni të freskëta, nuk ka efekte të dëmshme anësore. Por, pasi ka nevojë edhe për shumë studime shtesë, mos e teproni.
INTERAKSIONET ME ILAÇET E TJERA
Nëse rregullisht merrni ilaçe të caktuara, bisedoni së pari me mjekun para se të filloni për ditë t’i konsumoni edhe frutat “Acai”.