Pasagjerët e një udhëtimi të Lufthansa për në Los Angeles, përjetuan 20 minuta frike kur avioni i tyre tentoi të ulej në aeroportin e qytetit amerikan të martën.
Një transmetim live regjistroi atë që njihet si ulja ‘prek dhe ik’ të avionit të pasagjerëve Boeing 747, që preku me kaq forcë në pistë sa u detyrua të braktiste uljen.
Avioni u drejtua sërish nga qielli dhe u ul pa probleme rreth çerek orë më vonë.
Shkaku mbetet i paqartë, ndërsa komentatori transmetimit live e quajti ‘uljen më të fortë të kapur ndonjëherë’ nga ky shërbim.