Frika e Beogradit nga anëtarësimi i Kosovës në Interpol

Anëtarësimi i Kosovës në Interpol po shihet me frikë të madhe në Serbi.
Përveq deklaratave të krerëve shtetërorë serbë, në Beograd ekziston frika se Prishtina mund të arrestojë deri në 500 persona, të cilët akuzohen për krime ndaj shqiptarëve, transmeton lajmi.net.

Gjokica Stanojeviq nga Organizata e Serbëve të Gjakovës thotë për gazetën “”Politika”, se autoritetet e Prishtinës, 20 vjet pas luftës mund të lëshojnë fletë arreste për shumë serbë.Sipas saj, arrestime mund të ndodhin në çdo qytet të Kosovës.Siç shprehet ajo, autoritetet e Prishtinës janë të gatshme të kryejnë arrestimet e serbëve të cilët tashmë për 20 vite jetojnë në territorin e Kosovës.

Stajoneviq tutje thotë se një gjë e tillë mund të shkaktojë edhe ikjen masive të serbëve nga Kosova.Tash e sa kohë, zyrtarë serbë janë takuar me përfaqësues të shteteve të ndryshme ndërkombëtare duke u bërë thirrje që Kosova mos të anëtarësohet në INTERPOL.Ata një gjë të tillë e konsiderojnë si shumë të rrezikshme.Megjithatë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, është shprehur vazhdimisht optimist se Kosova së shpejti do të fitojë anëtarësimin e saj.

Në një deklaratë të mëhershme për lajmi.net, ai kishte thënë se shteti i Kosovës do të pranohet shumë shpejtë në këtë organizatë.