Vendimi nga një pjesë e vogël e kryetabashkiakëve franceze për të ndaluar rroba banje burkini e ka ndarë vendin dhe ka tronditur fqinjët e saj, duke cilesuar si thellësisht diskriminuese.
Të mërkurën, kryeministri francez Manuel Valls në nje debat, ka thënë se veshja e femrave muslimane në bregdet – plazh nuk ishte “në përputhje me vlerat e Francës dhe Republikës” dhe se ai e mbështeti qytetet për ta ndaluara atë.
Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Episkopale Italiane (CEI), Nunzio Galantino, në lidhje me ndalimin e burkinit ka theksuar se është vështirë të mendohet se një grua që hyn në det do të kryejë sulm.
CEI është institucioni i kishës katolike më me ndikim në Itali dhe ka dhene një vlerësim ndryshe lidhur me ndalimin e burkinit (veshjes së plazhit për femrat e mbuluara), në disa bregdete të Francës.
Galantino ka folur për Corriere Della, gazeta me tirazhin më të lartë në vend, se fjalët dhe tonet e përdorura në këtë çështje janë pak të ulëta dhe ka vënë në dukje se ai ndaj çështjes ka një qasje më ndryshe.
“Duhet të mësojmë të jetojmë së bashku. Kjo në të njëjtën kohë nënkupton edhe njohjen dhe pranimin e simboleve të kulturave të tjera. Këto nuk do të ndikojnë negativisht në kërkesat e sigurisë. Frika kundrejt veshjes së femrave muslimane duket se po bëhet një ‘mjet'”, ka theksuar Galantino.
Duke rikujtuar fjalën e Papa Françeskut 3 muaj më parë në gazetën franceze La Croix “nëse gruaja muslimane dëshiron të vendosë mbulesën ajo këtë duhet ta bëjë”, sekretari i CEI ka theksuar: “Më vijnë në mendje murgeshat tona, nënat tona që deri dje në zonat rurale vendosnin shami. Kjo është e njëjta gjë ashtu siç një katolik dëshiron të vendosë kryqin apo një yahudi kipa. Kjo duhet të mirëkuptohet nëse është e përshtatshme, çdokush duhet të ketë lirinë për të veshur veshjet e besimit të tij.” /Mesazhi/