Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Francë, vandalët shkatërrojnë një xhami e cila pritej të hapte dyert në...

Francë, vandalët shkatërrojnë një xhami e cila pritej të hapte dyert në Ramazan – VIDEO

Xhamia e cila ishte përgatitur të hapte dyert për lutje gjatë këtij Ramazani në qytetin Wattignies, në veri të Francës, është dëmtuar ndjeshëm nga persona të panjohur, transmeton Anadolu.

Xhamia, e cila u ndërtua në kuadër të Fondacionit “El Emel”, u sulmua gjatë fundjavës nga një person ose grup personash të paidentifikuar, njoftuan mediat kombëtare.

Si pasojë e sulmit, ambientet e brendshme të xhamisë, përfshirë tavanet, janë bërë të papërdorshme dhe shihet se autorët kanë prerë më parë kabllot elektrike në objekt për të pamundësuar aktivizimin e alarmit dhe kamerave.

Megjithatë në xhaminë, e cila po përgatitej të hapte dyert për falje gjatë Ramazanit, nuk u vodh asgjë, si dhe kanë nisur hetimet për sulmin.

Kryebashkiaku i Wattignies, Alain Pluss tha se besonte se sulmi ishte një akt islamofobik.

Përfaqësuesit e fondacionit gjithashtu deklaruan se mënyra se si është kryer sulmi tregon se ai ishte i planifikuar.

“Dënoj fuqishëm këtë vandalizëm islamofobik në Wattignies që ka kaluar kufijtë e tolerancës”, shkroi në Twitter deputeti francez David Guiraud.

Exit mobile version