Francë, sulme anti-islame ndaj një xhamisë në ndërtim e sipër

Janë shkruar shkrime anti-islame në murin e xhamisë Eyüp Sultan, e cila është në ndërtim e sipër, në qytetin Strasburg të Francës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në faqen e internetit të xhamisë së lidhur me Bashkësisë Islame Vizioni Kombëtar (IGMG), bëhet e ditur se në murin e xhamisë është shkruar “Jo Islamit, kthehuni në vendin tuaj”.

“Kjo ngjarje pasqyron klimën e dëmshme në të cilën ndodhet Franca sot”, thuhet në deklaratë.

Xhamia Eyüp Sultan, do të jetë xhamia më e madhe në Evropë kur të përfundojë ndërtimi i saj. I ndërtuar sipas arkitekturës osmane, në 15 hektarë tokë, kompleksi do të përfshijë një mesxhid prej 3 mijë personash, sallë konferencash, shkollë, bibliotekë, dhomë mësuesish, restorante dhe dyqane, si dhe një vend parkimi për 600 automjete dhe një park biçikletash.

Ndërkaq, xhamia me dy minare me lartësi prej 44 metra do të ketë 27 kupola të vogla rreth kupolës kryesore.