Francë, simpatizantët e PYD/PKK-së sulmojnë një xhami

Simpatizantë të organizatës terroriste PYD/PKK mbrëmë kanë sulmuar një xhami të Komunitetit Islam Vizioni Kombëtar (IGMG) në Bordeaux të Francës, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i shoqatës së xhamisë pranë IGMG-së në Bordeaux, për AA tha se sulmi ndaj xhamisë është kryer nga organizata terroriste PYD/PKK dhe se në muret e xhamisë janë shkruar mbishkrime në lidhje me organizatën terroriste.

Durmuş njoftoi se sulmin e kanë vërejtur mëngjesin e sotëm.

“Në mure shkruante ‘PKK’ dhe ‘YPG’. Qëndronte edhe mesazhi kërcënues ‘Do të vijmë sërish'”, shtoi Durmuş.

Duke theksuar se në lidhje me sulmin kanë hapur proces ligjor, Durmuş tha: “E dënoj këtë sulm ndaj xhamisë. Qytetarët tanë nuk duhet të bien pre e provokimeve, sepse ne nuk jemi pa mbështetje. Shteti ynë po bën atë që është e nevojshme. Ne si komunitet turk në Evropë duhet të jemi të arsyeshëm. Gjëja e vetme që do ta bëjmë është të mos biem pre e provokimeve, të mos u japim rast këtyre dhe, përmes arsyes së shëndoshë, të sjellim qetësi dhe paqe në këtë komunitet”.

Durmuş rikujtoi se simpatizantët e organizatës terroriste para dy viteve kishin sulmuar edhe një xhami tjetër në Bordeaux.

Simpatizantët e PYD/PKK-së në Evropë më herët kanë ndërmarrë sulme të ngjashme edhe ndaj disa xhamive në Gjermani dhe Holandë.