Francë, shpërthen zjarr në katedralen historike në Nantes

Katedralja historike Saint-PIerre në qytetin Nantes në Francë është përfshirë nga zjarri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zjarri që ka shpërthyer në orët e mëngjesit në katedrale është fikur nga ekipet intervenuese pas disa orëve.

Shkaqet e zjarrit ende mbeten të panjohura, ndërsa katedralja ka pësuar dëme serioze.

Prokuroria në Nantes ka filluar hetim në lidhje me zjarrin.

Ndërkohë, kryeministri Jean Castex paralajmëroi se do ta vizitojë katedralën për ta inspektuar nga afër.

Një zjarr i ngjashëm kishte shpërthyer në katedrale edhe në vitin 1972, me çka ishin djegur kulla dhe çatia e objektit.

Katedralja Saint-Pierre është ndërtuar në shekullin XV, ndërsa në vitin 1862 ishte shpallur “monument historik” nga Ministria e Kulturës.