Mbështetësit e Palestinës në Francë u kanë bërë thirrje autoriteteve të anulojnë një shfaqje gala të planifikuar për 13 nëntor në Paris, ku do të paraqitet ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, transmeton Anadolu.
Ata u mblodhën në sheshin ‘Trocadero’ pranë Kullën Eiffel në kryeqytetin Paris, duke kërkuar që autoritetet franceze të bllokojnë një shfaqje gala të organizuar nga fondacioni ‘Israel Forever’.
Në shenjë proteste ndaj ngjarjes, demonstruesit brohorisnin slogane si “Jo gala në Paris për Smotrich dhe bashkëpunëtorët e tij” dhe “Rroftë rezistenca palestineze”.
Në protestë mbaheshin flamuj palestinezë dhe libanezë së bashku me pankarta ku thuhej “Perëndimi është përgjegjës për gjenocidin në Gaza” dhe “Vrasësi Smotrich”.
Demonstratës iu bashkuan edhe politikanë francezë, grupe të shoqërisë civile hebreje anti-zioniste dhe rabinë.
Një rabin hebre mbante një pankartë ku thuhej “Rabinët e vërtetë gjithmonë kanë kundërshtuar sionizmin dhe shtetin e Izraelit”.
Muajin e kaluar, Thomas Portes, një ligjvënës nga partia opozitare ‘Franca e Papërkulur’, paraqiti një kërkesë zyrtare në Departamentin e Policisë së Parisit për të anuluar pjesëmarrjen e ministrit Smotrich në gala.
Më 4 nëntor, gjashtë organizata, përfshirë Lidhjen Franceze të të Drejtave të Njeriut, lëshuan një deklaratë të përbashkët duke kërkuar anulimin e ngjarjes.