Në Francë 28 shtëpi mediatike kanë reaguar ndaj kandidates presidenciale nga e djathta ekstreme Marine Le Pen për kufizimet dhe pengesat që zbaton gjatë mitingjeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një artikulli të gazetës Le Monde, 28 shtëpi mediatike kanë nënshkruar një dokument të përbashkët në shenjë reagimi ndaj ndalimit të ndjekjes së shumë mitingjeve nga mediat dhe pengimin e informimit të opinionit publik.
Në mesin e institucioneve mediatike që kanë nënshkruar dokumentin janë Le Monde, Le Point, Mediapart, L’Obs, Le Figaro, France 2, France 24, Libération dhe M6.
Në shkrim thuhet se Le Pen merr vendim vet për mediat që do t’i ndjekin mitingjet e saj dhe se partitë politike nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në punët e mediave.
Ndryshe, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën në Francë më 23 prill, lideri i lëvizjes “En Marche” Emmanuel Macron mori 24.01 përqind të votave kurse Le Pen 21.3 përqind. Raundi i dytë në të cilin do të garojnë Macron dhe Le Pen do të mbahet më 7 maj.