Ish presidenti francez Nikola Sarkozi (Nicolas Sarkozy) u shpall fajtor dhe u dënua me një vit burg e dy vite suspendim nën akuzat për korrupsion dhe ndikim në shitblerje.
Është presidenti i dytë francez pas Zhak Shirak-ut (Jacques Chirac) që dënohet për korrupsion.
Vendimi i sotshëm nga gjykata parisiene e shpall politikanin 66 vjeçar fajtor për përfshirje në korrupsion ndaj gjyqtarit Gilbert Azibert të cilit i kishte ofruar një punë në Monako si këmbim për informacione konfidenciale në lidhje me përfshirjen e Sarkozit në skandalin e pagesave të paligjshme për fushatën e tij presidenciale në 2007.
Nikola Sarkozi shërbeu si president i Francës nga viti 2007 deri në 2012.
Veprimi që ka bërë Sarkozi ndryshe quhet “korrupsioni politik” ku një zyrtar i lartë qeveritar apo rrethi i tij përdor pushtetin për përfitime të paligjshme personale. /Mesazhi.com/AJA