Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Francë, hapen dy qendra të reja refugjatësh

Francë, hapen dy qendra të reja refugjatësh

 Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Gerard Collomb, njoftoi se në veri të vendit do të hapen dy qendra të reja për refugjatët, raporton Anadolu Agnecy (AA).

Collomb deklaroi se nuk dëshirojnë t’i përsërisin përvojat e këqija të së kaluarës, duke shtuar se do të hapin dy qendra të reja për refugjatët për të vendosur personat që gjenden në kampin “Xhungël” në qytetin Calais.

Ai tregoi se qendrat e refugjatëve do të hapen në qytetet Torisvaux dhe Bailleul. Sipas tij, në kampin “Xhungël” ndodhen rreth 350-400 refugjatë.

Ndërkohë pasi që organizata për monitorimin e të drejtave të njeriut Humans Rights Watch (HRW) njoftoi se policët francezë kanë keqtrajtuar refugjatët në kampin “Xhungël” ministri i brendshëm Collomb ka kërkuar raport në lidhje me këtë nga autoriteti përkatës.

Ndërsa në njoftimin e këshillit të shtetit është bërë e ditur se personat në kampin e refugjatëve “Xhungël” jetojnë në kushte jonjerëzore dhe se në këtë drejtim ka mungesë qeveria franceze.

HRW në raportin e publikuar javën e kaluar pretendon se forcat e sigurisë kanë përdorur gaz lotsjellës kundrejt fëmijëve dhe të rriturve në “Xhungël” edhe pse nuk ka qenë e nevojshme.

Ngjarjet në kampin e refugjatëve në Calais

Gjykata Administrative e qytetit Lille, muajin e kaluar refuzoi kërkesën për ndërtimin e një qendre për refugjatë për refugjatët e kampit “Xhungël”.

Gjykatat lokale në Calais në muajin mars ndaluan organizatat humanitare që të ndihmojnë refugjatët me ushqim dhe pije, por pas reagimeve të shumta e hoqën këtë ndalesë.

Mijëra refugjatë të cilët jetojnë në rajonin e kampit, në nëntor të vitit 2016 ishin shpërndarë nga njësitë e sigurisë meqë ishin dërgur në rajone të ndryshme të vendit. Ishte njoftuar se numri i refugjatëve muajin e kaluar sërish ka arritur shifrën në 600.

Exit mobile version