Një grua muslimane me shami në Francë, është marrë në pyetje në një stacion policor pasi nuk pranoi të shtrëngonte dorën e një zyrtari mashkull, transmeton Anadolu.
Komuniteti Evropian Kundër Islamofobisë (CCIE) në njoftimin e bërë nga rrjeti social X tha se një grua muslimane është thirrur në polici me arsyetimin se ka refuzuar të shtrëngojë dorën e një zyrtari mashkull.
“Unë jam muslimane, mbaj shami dhe një oficer me të cilin nuk pranova të shtrëngoja dorën më raportoi në polici. Më thirrën në një prononcim absurd”, tha gruaja.
Në stacion, gruaja muslimane u pyet për një orë: “A e doni të keqen e Francës? Çfarë mendoni për luftën në Palestinë? Çfarë mendoni për selefizmin? A dëgjoni muzikë? A mendoni të shkoni jashtë shtetit? A shkoni në xhami?”.
Duke thënë se policia ka telefonuar vendin e saj të mëparshëm të punës dhe ka bërë pyetje specifike për familjen dhe rrethinën e saj, gruaja muslimane ka thënë se nuk është e ndaluar të refuzohet shtrëngimi i dorës me një zyrtar.