Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Francë, arrestohet aktivisti afrikan anti-kolonial Kemi Seba

Francë, arrestohet aktivisti afrikan anti-kolonial Kemi Seba

Aktivisti pan-afrikan Stellio Giller Robert Capo Chichi, i njohur gjerësisht si Kemi Seba, është arrestuar në Francë.

Më herët, 42-vjeçari Seba është dënuar disa herë në Francë për gjoja nxitje të urrejtjes racore.

Burime gjyqësore konfirmuan për Anadolu se aktivisti franko-beninez, i cili shërben si president i organizatës joqeveritare Emergjencat Pan-Afrikaniste, u arrestua të hënën në Paris së bashku me koordinatorin e organizatës, Hery Djehuty.

Viteve të fundit, Seba oganizoi ose mori pjesë në disa demonstrate kundër Komunitetit Financiar të Afrikës (CFA franc), ku ai rregullisht është arrestuar, dëbuar ose kthyer mbrapsht.

I lindur në Francë nga prindër nga Benini, aktivisti është i njohur për qëndrimin e tij anti-perëndimor dhe për afërsinë e tij me Moskën. Arsyeja e arrestimit të tij nuk është bërë ende e ditur. Në muajin korrik, autoritetet franceze i hoqën atij shtetësinë.

Që kur mbërriti në Francë më 10 tetor, ai ka udhëtuar me një pasaportë diplomatike të Nigerisë, të lëshuar nga administrata ushtarake pasi ishte këshilltar i posaçëm i udhëheqësit të përkohshëm, gjeneral Abdourahamane Tchiani.

Seba është një figurë me ndikim në qarqet pan-afrikane, ku ai bën fushatë për lirinë totale të Afrikës nga ish-fuqitë koloniale.

Exit mobile version