Komisioni Kombëtar Kosultativ për të Drejtat e Njeriut (CNCDH) thekson se aktet islamofobike Francë kanë treguar një rritje për 52 për qind në vitin 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).
CNCDH në raportin e tij të 30-të për racizmin, anti-semitizmin dhe ksenofobinë theksoi se në një anketim të kryer nëpërmjet internetit në muajin mars, 59 për qind e pjesëmarrësve “e kanë vërejtur islamin si kërcënim ndaj identitetit francez”.
Në raport, 72 për qind e pjesëmarrësve mendojnë se emigrantët vijnë në Francë vetëm për të përfituar nga mbrojtja sociale, ku shtohet se aktet raciste në vitin 2020 në përgjithësi kanë shënuar një rënie për 22 për qind dhe se janë shënuar 888 ngjarje raciste.
Në raport bëhet e ditur se aktet anti-semitiste në vitin 2020 kanë rënë 51 për qind në krahasim me vitin 2019, ndërsa aktet kundër islamit janë rritur për 52 për qind.
Rritje në aktet kundër racizmit kundrejt aziatikëve
Me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) është regjistruar një rritje e rëndësishme në aktet raciste kundër aziatikëve, thuhet në raport, ku theksohet se “kriza COVID-19 ka shkaktuar që të dalin në pah reflekset kundër të huajve, kryesisht i racizmit kundër atyre që janë aziatikë”.
Po ashtu në raport thuhet se shifra e ngjarjeve të deklaruara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Francës përbën një pjesë shumë të vogël të akteve raciste që regjistrohen në Francë dhe se kjo nga fakti se nuk bëhen ankesa për shumë sulme raciste. /aa