Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Francë, 14 përqind e të pastrehëve kanë diplomë universitare

Francë, 14 përqind e të pastrehëve kanë diplomë universitare

Sipas të dhënave të Institutit Nacional për Statistikë të Francës (INSEE), 14 përqind e të pastrehëve në këtë vend kanë diplomë universitare, raporton Anadolu Agency (AA).

Instituti njoftoi se në Francë jetojnë 141.000 të pastrehë. Të dhënat tregojnë se të pastrehët e arsimuar në moshë më të avancuar fillojnë të jetojnë në rrugë.

Sipas hulumtimit i cili bazohet në të dhënat e vitit 2012, shumica e të pastrehëve të cilët kanë përfunduar fakultete jetojnë në rrethinën e Parisit. Bëhet fjalë për burra me origjinë nga Afrika të cilët kanë studiuar në universitetet franceze.

Exit mobile version