Franca vazhdon mbështetjen për Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Francës, Maryse Daviet.

Duke folur për të arriturat në Kosovë, kryeministri Mustafa e falënderoi ambasadoren Daviet për përkrahjen e Francës dhe mbështetjen e saj personale për progresin e deritashëm.

Ai, po ashtu, shprehu përkushtimin e Kosovës për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me Francën, si partner i madh evropian i Republikës së Kosovës.

Ambasadorja e deritashme e Francës në Kosovë, Maryse Daviet, e falënderoi kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin e ofruar, duke theksuar përkrahjen e mëtejme për Kosovën.