Pas sulmit me armë kimike të regjimit Bashar Asad në rajonin Han Shejhun të qytetit të Idlibit, i cili ndodhet në veri të Sirisë, Franca ka thirrur Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në një takim urgjent, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim të ministrit të Jashtëm të Francës, Jean-Marc Ayrault, duke dënuar këtë sulm mizor tha: “Ftoj të gjithë që të marrin përgjegjësi kundër fakteve cilat rrezikojnë sigurinë ndërkombëtare. Në këtë aspekt kam kërkuar të organizohet një takim urgjent në Këshilllin e Sigurimit të OKB-së”.
Në deklaratën e tij, Ayrault tha se ky sulm është një shkelje e “papranueshme” e Konventës së Armëve Kimike, e cila ndalon përdorimin e armëve kimike, duke vënë në dukje se populli i Sirisë që një kohë të gjatë është viktimë e sulmeve kimike.