Franca ka vendosur të tërheqë për konsultime ambasadorët e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australi.
“Me kërkesë të Presidentit të Republikës, vendosa të tërheq menjëherë në Paris dy ambasadorët tanë në Shtetet e Bashkuara dhe në Australi për konsultime,” tha ministri i Jashtëm Jean-Yves Le Drian.
Kjo lëvizje e Francës vjen pas nënshkrimit të paktit të sigurisë për prodhimin e 12 nëndetëseve bërthamore mes këtyre dy shteteve dhe Britanisë së Madhe.
Franca e cilësoi këtë marrëveshje si “thikë pas shpine” nga aleatët e saj .Pakti i sigurisë u bë publik të mërkurën nga presidenti i SHBA Joe Biden, kryeministri britanik Boris Johnsson dhe kryeministri i Australisë Scott Morrison.
Pakti në fjalë, i njohur si “AUKUS” u mundëson SHBA-së dhe Britanisë që t’i japin Australisë teknologjinë e ndërtimit të nëndetëseve me fuqi nukleare.
Australia, Britania dhe SHBA thanë se pakti i tyre i ri i sigurisë “AUKUS” kishte për qëllim mbrojtjen e interesave të përbashkëta në rajonin Indo-Paqësor, porqasje e tyre duket po shkakton pasoja.
Pakti krijoi mërzitjen e Francës, e cila humbet një marrëveshje me Australinë për të ndërtuar 12 nëndetëse.
Franca akuzoi Presidentin amerikan Joe Biden se e goditi me ‘thikë pas shpinë’ dhe veproi si paraardhësi i tij, Donald Trump.
“Ky vendim brutal, i njëanshëm dhe i paparashikueshëm më kujton shumë atë që bënte z.Trump,” tha ministri i Jashtëm Jean-Yves Le Drian për radion France, duke shtuar se ishte i zemëruar dhe i hidhëruar. /euronews