Parlamenti Kombëtar i Francës, miratoi projektligjin i cili ndalon deputetët të punësojnë të afërmit e tyre.
Në votimin në Parlament, përkundër 3 votave kundër dhe 48 abstenimeve, ky ligj u miratua me votat e 383 deputetëve. Këtë ligj e përkrahën Lëvizja Marshi Republikan, themelues i së cilës është presidenti i Francës Emmanuel Macron, Partia Republikane e qendrës dajthtiste dhe Lëvizja e Demokracisë kurse e kundërshtuan Lëvizja ekstreme majtiste Franca e Papërkulur dhe deputetët majtistë.
Në projektligjin e quajtur “Zhvillimi i etikës së punës në sektorin publik” parashihet ndalimi i punësimit të familjarëve të shkallës së parë nga deputetët, ndërkaq ata që nuk i nënshtrohen këtij ndalimi mund të dënohen me 45 mijë euro gjobë ose me 3 muaj burgim.