Franca regjistroi shifrën rekord të 21 825 rasteve të reja të koronavirusit duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në mbi 3,9 milionë.
Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik njoftohet se 130 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, me çka numri i viktimave ka arritur në 88 600.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 24 818 persona, prej të cilëve 3 743 në kujdes intensiv, ndërsa numri i pacientëve që janë lëshuar nga spitali ka arritur në 265 295.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka tejkaluar 3,77 milionë. /bw