Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Franca pezullon 3 mijë punonjës shëndetësorë të cilët nuk janë vaksinuar kundër...

Franca pezullon 3 mijë punonjës shëndetësorë të cilët nuk janë vaksinuar kundër COVID-19

Derisa vaksinimi i detyrueshëm hyri në fuqi në mbarë vendin, Franca pezulloi 3.000 punonjës të kujdesit shëndetësor për dështimin e vaksinimit kundër COVID-19, tha sot ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Dje rreth 3.000 pezullime iu dhanë stafit në objektet e kujdesit shëndetësor dhe social të cilët ende nuk janë vaksinuar”, tha Veran për radion RTL.

“Disa dhjetëra gjithashtu kanë dhënë dorëheqjet e tyre në dritën e nevojës së detyrueshme për t’u vaksinuar”, shtoi ai.

Vendimi prek afërsisht 2.7 milionë persona në profesionet e kujdesit shëndetësor në të gjithë Francën.

Detyrimi u njoftua për herë të parë nga presidenti Emmanuel Macron në një fjalim televiziv më 12 korrik, me afatin e përcaktuar deri më 15 shtator për të gjithë infermierët, mjekët, shtëpitë e kujdesit, zjarrfikësit, paramedikët, personeli i urgjencës dhe disa pjesëtarë të xhandarmërisë.

Të paktën 42.9 milionë persona ose 63.9 për qind e popullatës franceze është plotësisht e vaksinuar. Gati 7 milionë raste me COVID-19 dhe 115.829 viktima janë konfirmuar. /aa

Exit mobile version