Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Franca ndalon pjesëmarrjen e kompanive iz’raelite në panairin ndërkombëtar të mbrojtjes detare

Franca ndalon pjesëmarrjen e kompanive iz’raelite në panairin ndërkombëtar të mbrojtjes detare

Pretendohet se Franca nuk do të lejojë kompanitë izraelite të marrin pjesë në panairin ndërkombëtar të mbrojtjes detare “Euronaval” që do të mbahet në Paris, transmeton Anadolu.

Në lajmin raportuar nga “Politico” të cilin e bazon në një burim të afërt me temën, pretendohet se kompanive izraelite u është ndaluar hyrja në “Euronaval”, panairi ndërkombëtar i mbrojtjes detare që do të mbahet në Paris në datat 4-7 nëntor.

Burimi i cili foli për “Politico” në kushte anonimiteti për shkak se vendimi për ndalimin e kompanive izraelite nga panairi nuk është bërë ende publik, ka thënë se delegacioni izraelit do të lejohet të marrë pjesë në panair, por kompanitë izraelite do të ndalohen të ekspozojnë pajisjet e tyre ushtarake në panair.

“Euronaval” një nga panairet ndërkombëtare në fushën e sistemeve të mbrojtjes detare dhe që pret qindra kompani, do të mbahet në qendrën e Panairit “Nord Villepinte” në Paris.

Izraelit iu ndalua pjesëmarrja edhe në Panairin “Eurosatory”, një nga aktivitetet kryesore ndërkombëtare në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe sigurisë. Organizatori kryesor i panairit të mbajtur në Paris “Coges Events” njoftoi se “me vendim të zyrtarëve të qeverisë, nuk do të ketë stenda të industrisë së mbrojtjes izraelite në sallën e Panairit “Eurosatory 2024”.

Në opinionin ndërkombëtar po bëhen thirrje që Izraeli i cili vazhdon sulmet e tij në Gaza dhe Liban, të ndalohet nga organizimet ndërkombëtare.

Exit mobile version