Polemikat e filluara pas ndalimit të veshjes burkini në disa qytete të Francës, kanë sjellë rritjen e shitjes së kësaj veshjeje të plazhit, ka thënë disenjatorja e veshjes Aheda Zanetti.
“Të dielën kemi marrë 60 porosi on line, që të gjitha nga jo myslimanët”, tha disenjatorja 48 vjeçare nga Sydney, e cila thotë se zakonisht merr nga 10 deri në 12 porosi në javë, transmeton rel.
Ajo tha se nuk mund ta saktësojë numrin e porosive të javës së kaluar por theksoi se po merr porosi mbështetëse që kur në disa qytete bregdetare të Francës morën vendimin që të ndalojnë veshjen e tillë në plazhe.
Nga mesi i javës kryeministri francez, Manuel Vals, u dha mbështetje kryetarëve të komunave, kryesisht të krahut të djathtë, që sollën vendimet për ndalim.
Zanneti, me prejardhje libaneze, sqaron se para dhjetë vjetësh në Sydney e ka zbuluar veshjen burkini duke e disenjuar si mjet për integrim që ju ndihmon grave muslimane që në plotëni ta gëzojnë të drejtën për rrezitje dhe larje. /rfe/