Franca ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Gjermanisë në ndeshjen hapëse për këto dy kombëtare në Euro 2020.
Ashtu siç ishte pritur ndeshja doli të jetë e bukur dhe me ritëm të larta, pasi kemi të bëjmë më dy kombëtare që kanë shumë kualitet.
Rastin e parë në ndeshje e kishte Kylian Mbappe që gjuajti bukur, por edhe më bukur e priti topin Manuel Neuer.
Goli i vetëm i kësaj pjesëloje erdhi në minutën 20-të. Ishte Lucas Hernandez që harkoi në zonë, ndërsa topin e tij e preku Mats Hummels që e dërgoi në portën e tij për 1-0.
Gjermanët u kthye pas golit duke rrezikuar fillimisht me Thomas Muller, por goditja e tij shkoi afër shtyllës.
Në minutën e 38-yë, ishte Ilkay Gundogan që kishte rast të mirë, por nuk qëlloi portën.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e francezëve, por me sulmet e gjermanëve.
Në pjesën e dytë rastin e parë e kishin francezët.
Adrien Rabiot në minutën e 52-të i vetëm me portier gjuajti bukur, por topi u ndal në shtyllë.
Gjermanët pas dy minutash tentuan me kombinimin Serge Gnarby – Robin Gosens, por rasti nuk u konkretizua
Në minutën e 67-të, Kylian Mbapp shënoi gol të bukur, por në momentin e pranimit të topit ishte në pozitë jashtë loje.
Përsëri në minutën e 85-të francezët gjetën golin me Karim Benzeman, por Mbappe që asistoi ishte në pozitë jashtë loje.
Gjermanët deri në fund provuan të bëjnë diçka më shumë, por nuk arritën të barazojnë rezultatin.