Franca kërkon të mbrojë interesat e saj ekonomike dhe gjeopolitike në Libi me puçistin Haftar

Qeveria e Francës e cila shkaktoi reagimin e komunitetit ndërkombëtar për shkak të mbështetjes ndaj Khalifa Haftarit, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, tërheq vëmendjen se ajo po kërkon të mbrojë interesat e saj ekonomike dhe gjeopolitike me gjeneralin puçist në Libi, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi milicët e puçistit Haftar janë përballur me shumë humbje përballë ushtrisë së Libisë e gjithë vëmendja është fokusuar në mbështetjen që ka dhënë për Haftarin qeveria e Francës e cila deri më sot është dukur si e paanshme kundër ngjarjeve në Libi por e cila në kohët e fundit ka shfaqur një qëndrim agresiv.

Franca u bë mbështetësja më e madhe brenda Evropës për Haftarin i cili u përpoq të marrë nën kontroll kryeqytetin e Libisë, Tripoli, por i cili dështoi. Ndërkohë Franca nuk ka pranuar zyrtarisht mbështetjen që ka dhënë deri më tani ndaj Haftarit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka mohuar mbështetjen për Haftarin, por shtypi francez kryesisht ditët e fundit po bën lajme që tregojnë praninë e kësaj mbështetjeje.

Parisi teksa deri më tani nuk ka dënuar sulmet e Haftarit, ka qëndruar në heshtje për mbështetjen dhe ndërhyrjen e Rusisë, Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe të Egjiptit.

Oreksi i Sarkozy-t për Libinë në “Pranverën Arabe”

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, pasi erdhi në detyrë në vitin 2007 priti në mënyrë madhështore në Paris liderin e rrëzuar të Libisë, Muammar Gaddafi.

Në këtë periudhë, Sarkozy i cili u fut në telashe me akuzën se mori miliona euro ndihmë nga Gaddafi për fushatën zgjedhore, luajti një rol të rëndësishëm në procesin e Francës me Britaninë e Madhe të quajtur “Pranvera Arabe” për rrëzimin e Gaddafit.

Ekspertët theksojnë se Franca ka përgjegjësi për kaosin e shkaktuar në Libi pas rrëzimti të Gaddafit.

Në lajmin e publikuar javën e kaluar në radion “France Inter”, pas kritikave të drejtuara ndaj Turqisë thuhet: “Të rikujtojmë se mëkati i parë u përket francezëve. Parisi ka qenë fillestari i kaosit në Libi në periudhën e Nicolas Sarkozy-t në vitin 2011. Sepse u shkua përtej rezolutës nr. 1973 të OKB-së. Kaosi u shkaktua me një ndërhyrje ushtarake që synonte eliminimin e Gaddafit pa bërë përgatitjen për më pas”.

Shtypi francez ka shkruar se marrëdhënia e Francës me Haftarin daton që nga viti 2011, por se vendi u detyrua të pranojë mbështetjen e dhënë për Haftarin në vitin 2016 pasi 3 punonjës të Njësisë së shërbimeve të jashtme franceze (DGSE) humbën jetën në një aksident me helikopter në Benghazi.

Puçisti Haftar duke iu referuar aksidentit në fjalë të helikopterit tha në një fjalim se “Franca sakrifikoi bijtë e saj për ne”.

Franca e cila premtoi të sjellë paqen dhe stabilitetin në Libi, duke filluar që nga 2016 rriti mbështetjen e saj për Haftarin kryesisht pas sulmeve terroriste.

François Hollande, paraardhësi i Macron-it forcoi marrëdhënien me Haftarin nën ndikimin e ministrit të Mbrojtjes të asaj periudhe dhe ministrin e Jashtëm aktual, Jean-Yves Le Drian.

Përpjekja e Haftarit për të marrë nën kontroll me forcën e armës Tripolin dhe qeverinë

Në prill të vitit 2019, kur po zhvillohej një armëpushim mes palëve, Libia në kuadër të përpjekjeve për zgjidhje politike nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara (OKB) po përgatitej për një konferencë dialogu kombëtar që libianët do të zhvillonin në territorin e vendit.

Khalifa Haftari e futi vendin e tij në spiralen e dhunës pasi ai më 4 prill 2019 u dha milicëve të tij “urdhër për sulm ndaj kryeqytetit” për të marrë nën kontroll me forcën e armës Tripolin dhe qeverinë e vendit.

Franca, në këtë periudhë pa përmendur hapur emrin e Haftarit që filloi sulmin, mori pjesë si nënshkruese në një deklaratë të përbashkët me vendet e tjera ku përmendeshin thirrjet për “ulje të tensioneve ushtarake të palëve”.

Por, pak kohë pas kësaj në shtypin rajonal dolën lajme se “këshilltarët e sigurisë franceze kanë dhënë mbështetje ndaj Haftarit në këtë sulm”.

Vëmendja e rolit të Parisit në Libi u tërhoq pasi ministri i Mbrojtjes së Tunizisë në atë periudhë deklaroi rreth dy javë pas fillimit të këtij sulmi se 13 shtetas francezë me pasaportë diplomatike tentuan të hyjnë në vend nga kufiri i Libisë duke mos dashur të dorëzojnë armët dhe armatimet që kishin.

Pavarësisht se Ambasada franceze në Tunis deklaroi se autoritetet tuniziane ishin të informuar për personat e armatosur që erdhën në kufi, thuhet se pala tuniziane nuk e konfirmoi këtë deklaratë.

Qeveria e Libisë në këtë periudhë njoftoi pezullimin e disa marrëveshjeve kryesisht për sigurinë dhe arsimin me Francën për shkak të mbështetjes së saj për Haftarin.

Ndërsa kur ushtria e Libisë rimori qytetin Gharyan, u zbulua se raketat e teknologjisë së lartë “Javelin” prodhim amerikan që u gjetën në qershor 2019 në një kamp të milicëve të Haftarit i përkisnin shtetit të Francës.

Pas publikimeve të lajmeve në shtypin francez lidhur me këtë ngjarje, Ministria franceze e Mbrojtjes ishte detyruar ta pranojë këtë.

Parisi mbrojti idenë e tij se këto raketa të blera nga SHBA-ja kishin për qëllim përdorimin e tyre në Libi nga ekipet në luftën kundër terrorizmit.

Interesat ekonomike

Mund të thuhet se qeveria e Francës është e interesuar nga afër për Libinë prej shumë vitesh.

Në sytë e zyrtarëve francezë, destabilizimi në Libi do të nxitë migrimin nëpërmjet Mesdheut dhe do të rrezikojë sigurinë e vendeve nën-Sahariane ku Franca ka interesa strategjike. Presidenti Macron e theksoi këtë në një konferencë për media me kancelaren gjermane, Angela Merkel të hënën.

Por, në të vërtetë theksohet se Franca është në ndjekje të interesave të saj ekonomike në Libinë e cila posedon rezervat më të mëdha të naftës në Afrikë.

Në analizën e shkruar nga faqja franceze e internetit “Mediapart” në vitin 2018 thuhet se Franca dhe Britania kanë shkaktuar kaos në Libi dhe thuhet se “Ne e dimë se gjithçka është e lidhur me naftën. Për shembull (kompania franceze e naftës) ka një prani të fuqishme në Libi. Ish-kreu i Këshillit të Tranzicionit Kombëtar të Libisë, Mustafa Abdul Jalil premtoi që Francës dhe Britanisë t’u jepej përparësi në puset e naftës në vend”.

Në lajmin e radios RFI në vitin 2019 thuhet se Le Drian ka vizituar shpeshherë Haftarin në pranverën e vitit 2016 dhe kryesisht pasi Haftari mori nën kontroll fushat e naftës në Libi.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave të Francës (INSEE) thuhet se nafta e ardhur në Francë nga Libia në vitin 2018 është rritur pothuajse 2.5 herë më shumë në krahasim me vitin 2014.

Për këtë arsye tërheq vëmendjen se në krye të elementëve që përcaktojnë politikat e Francës në Libi është nafta dhe në të njëjtën kohë edhe gazi.

Një tjetër rëndësi e Libisë nga pikëpamja e Francë është ajo “gjeopolitike”. Për shkak se Libia ndodhet në kufi me vendet ish-koloniale Tunizinë dhe Algjerinë ajo përbën një rëndësi për dominimin territorial të Francës në Afrikë. Në të njëjtën mënyrë oreksin e Parisit e rrit edhe Nigeria e pasur me uranium në kufirin jugor të Libisë si dhe Çadi i cili është i rëndësishëm për Francën nga pikëpamja për operacione ushtarake në rajon.

Fondi i aseteve dhe administrata e investimeve në Libi e krijuar për administrimin e të ardhurave nga prodhimi i naftës dhe gazit natyral ka bërë investime të mëdha në sektorët bankar dhe financiar dhe se qeveritë pas revolucionit po kërkojnë nga Parisi këto investime.

Dosja që tërheq më shumë vëmendje në mesin e këtyre është edhe gjykimi në Britani mes Fondit të Investimeve në Libi dhe bankës së famshme franceze “Societe General”.

Si rezultat i marrëveshjes së palëve ky gjykim përfundoi me pranimin nga banka për t’i rikthyer fondit 967 milionë euro.

Administrata e Investimeve në Libi në padinë që hapi ishte ankuar se banka ka dëmtuar fondin duke transferuar para në një llogari ‘off-shore’ në Panama ndaj zyrtarëve të periudhës së Gaddafit dhe se shuma që ka për të marrë është 1.5 miliardë euro.

Politika e Macron-it për “Libinë”

Macron me ndikimin e ministrit të Jashtëm francez, Le Drian ka bërë investime të mëdha për Haftarin.

Pas ardhjes në postin e presidentit, Macron e bëri Libinë çështje parësore dhe bashkoi në një takim në Paris palët me të ashtuquajturën arsye për të sjellë paqen dhe stabilitetin në Libi.

Macron si diplomat nën përpjekjen për t’u dukur si i paanshëm u përpoq të “fshehë” mbështetjen e dhënë për Haftarin. Por, qeveria e Macron-it dihet nga brenda vendit dhe nga komuniteti ndërkombëtar që jep mbështetje për Haftarin.

Në të vertetë edhe në shtypin francez trajtohen lajme që kritikojnë Macron-in për shkak të mbështetjes që ka dhënë ndaj Haftarit.

Për shembull në lajmin që doli para disa ditësh në gazetën “Le Monde” u theksua se “Si mund të mbrojë Franca idenë e armëpushimit pas kaq shumë mbështetjeve politike për Khalifa Haftarin i cili është njëri prej palëve në Libi dhe i cili lufton kundër qeverisë së njohur nga Kombet e Bashkuara?”.

Së fundmi përballë pyetjeve të gazetarëve gjatë një vizite në Gjermani, Macron u detyrua edhe njëherë të refuzojë se vendi i tij mbështet Haftarin. Ai tha se “Nëse Haftari vendosi të ndërmarrë një operacion ushtarak në prill 2019 ai këtë nuk e ka bërë duke u dakorduar me Francën”.

Ndërkohë u pritën me reagim në Libi, deklaratat në fjalë të Macron-it i cili ka bërë një reagim të dobët përballë sulmeve që Haftari ka ndërmarrë kundër kryeqytetit Tripoli që nga prilli i vitit 2019.

Ministri i Punëve të Jashtme të Libisë, Mohamed Taher Siala në një deklaratë me shkrim tha: “Ne këtë deklaratë të presidentit Macron që refuzon sulmet e kemi pritur që prej 14 muajsh pra që kur Haftari filloi sulmet kundër kryeqytetit. Deklaratat e Macron-it erdhën me shumë vonesë. Sikur kjo të bëhej në fillim të sulmit reflektimet në terren do të ishin ndryshe”.

Franca u shqetësua pasi u rrit mundësia që Haftari të humbasë fushat e naftës pas shumë humbjeve të pësuara përballë ushtrisë së Libisë të cilat u realizuan pas memorandumit të bashkëpunimit ushtarak dhe sigurisë që u nënshkrua me Turqinë.

Mbështetja e qeverisë legjitime në Libi nga Ankaraja prishi të gjitha planet e Francës.

Pas këtij qëndrimi agresiv të Macron-it kundër Turqisë thuhet se qëndron rrezikimi i interesave që Parisi ka ndërtuar deri më sot mbi Haftarin.