Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Franca heq pas dy vitesh gjendjen e jashtëzakonshme

Franca heq pas dy vitesh gjendjen e jashtëzakonshme

Kryeministri i vendit, Edouard Philippe, të mërkurën tentoi të bind turistët dhe të gjithë qytetarët e Francës se edhe më tej do të kenë “nivel të mirë të sigurisë”.

Pas thuajse dy vitesh në Francë më nuk është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme.

Kryeministri i vendit, Edouard Philippe, të mërkurën tentoi të bind turistët dhe të gjithë qytetarët e Francës se edhe më tej do të kenë “nivel të mirë të sigurisë”, sipas tij, në saje të ligjit të ri për luftë kundër terrorizmit.

Nga ana tjetër, kritikuesit e kryeministrit pohojnë se ligji i ri shkel disa nga liritë civile.

Philippe të mërkurën vizitoi Kullën Eiffel për të shënuar fundin e gjendjes e jashtëzakonshme, e cila në Francë u vendos pas sulmeve të DEASH-it më 13 nëntor të vitit 2015 në disa lokacione në Paris, ku u vranë 130 persona.

Kryeministri i Francës tha se sulmi vdekjeprurës me kamion të martën në Nju-Jork është kujtues se niveli i kërcënimit “është i lartë në mbarë botën” dhe premtoi masa më të ashpra të sigurisë në lokacionet e ndjeshme./Mesazhi/

Exit mobile version