Ka përfunduar pa fitues ndeshja e Kampionatit Evropian mes Holandës dhe Francës, e vlefshme për fazën e grupeve.
Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Red Bull Arena” në Leipzig, ishte i barabartë 0-0.
Kjo ndeshja futet në historinë e EURO 2024, si ndeshja e parë që përfundon pa gola.
Në fakt ”Tulipanët” shënua gol në minutën e 69-të me anë të Xavi Simons, por që u anulua nga VAR.
Franca dhe Holanda me shumë gjasë do të jenë në fazën e 1/16-tës, pasi kanë nga katër pikë, të ndjekur nga Austria me tre pikë, kurse Polonia është e fundit në Grupin D, me 0 pikë.
Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, Holanda përballet me Austrinë ndërsa Franca me Poloninë.