Franca dhe Arabia Saudite do të organizojnë një konferencë për shtetësinë palestineze.

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi të martën se ai dhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman do të bashkë-kryesojnë një konferencë mbi krijimin e një shteti palestinez në qershor.

“Ne kemi vendosur të bashkëkryesojmë një konferencë për të dy shtetet në qershor të vitit të ardhshëm”, tha Macron, duke iu referuar Izraelit dhe një shteti të mundshëm palestinez.

“Në muajt e ardhshëm, së bashku do të shumëfishojmë dhe kombinojmë iniciativat tona diplomatike për të sjellë të gjithë në këtë rrugë,” shtoi ai.

Ndërsa Bashkimi Evropian nuk e njeh shtetin e Palestinës, disa vende evropiane bënë lëvizje këtë vit për ta bërë këtë, duke përfshirë Irlandën, Spanjën dhe Norvegjinë.

Arabia Saudite njohu shtetësinë palestineze në vitin 1988.