Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Franca dënon sulmin iz’raelit në Ga’za që shkaktoi mbi 100 vi’ktima civile

Franca dënon sulmin iz’raelit në Ga’za që shkaktoi mbi 100 vi’ktima civile

Franca ka dënuar sulmin e Izraelit në rajonin Beit Lahiya në veri të Rripit të Gazës, i cili shkaktoi vdekjen e më shumë se 100 personave, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Francës thuhet se rreth 100 persona, mes tyre fëmijë dhe gra, humbën jetën si pasojë e sulmit të djeshëm të Izraelit në një ndërtesë në Beit Lahiya.

Franca dënon këtë sulm të Izraelit dhe sulmet e fundit ndaj spitaleve me pacientë.

Në deklaratë bëhet thirrje që të “hiqet bllokada e vendosur në veri të Gazës sa më shpejt të jetë e mundur”. Franca kërkon rihapjen e të gjitha pikave të kalimit në Rripin e Gazës dhe dërgimin e papenguar të ndihmave humanitare në rajon.

“Franca përsërit thirrjen e saj për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Vuajtjet e popullit të Gazës duhet të marrin fund. Të burgosurit duhet të lirohen”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Në “5 masakrat” e kryera nga ushtria izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës në 24 orët e fundit janë vrarë 102 palestinezë ndërsa 287 të tjerë janë plagosur.

Exit mobile version