Deklaratat e së hënës të presidentit Hashim Thaçi, janë bërë kryetituj përveç mediave vendore, edhe në ato ndërkombëtare.
Ai dje derisa foli për themelimin e Gjykatës Speciale, ka thënë se Bashkësia Ndërkombëtare nuk e ka mbajtur fjalën për shumë çështje si liberalizimi i vizave, anëtarësimi në BE, njohjet ndërkombëtare dhe të tjera, si këmbim i formimit të kësaj gjykate.
Është mediumi amerikanë “Foxnews” që ka publikuar një artikull të titulluar “Presidenti i Kosovës akuzon Bashkësinë Ndërkombëtare për mos mbajtje të fjalës”.
“Presidenti i Kosovës ka akuzuar Komunitetin Ndërkombëtar se nuk e ka mbajtur fjalën pas dakordimit për krijimin e Gjykatës Speciale që do të ndjek krimet e kryera nga shqiptarët gjatë luftës në Kosovë”, shkruan teksti.
“Por që Thaçi ka thënë të hënën se Bashkësia Ndërkombëtare nuk e mbajti fjalën për premtimet”.
“Gjykata Speciale është themeluar në Hagë në vitin e kaluar, por që nuk ka proceduar ende në asnjë rast”.
“Rreth 10 mijë njerëz kanë vdekur dhe një mijë e 700 janë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999 në Kosovë që përfundoi me ndërhyrjen e NATO-së në përkrahje të shumicës shqiptare”, vazhdon teksti i Foxnews.
“Kosova ka shpallur pavarësinë e saj më 2008 të cilën Serbia nuk e ka njohur./Mesazhi/