Fotoja që po qarkullon në rrjete: a është ky Alani i Ghouta-s?

Në rrjete po qarkullon fotoja e një të mituri sirian 4-vjeçar, i cili i vetëm udhëton në shkretëtirë, i ikur nga lufta në vendin e tij. Përflitet se ai është gjetur hasur rastësisht nga një ekip i UNHCR-së, siç shihet dhe në foto. Për të thuhet se ka patur me vete vetëm një qese ku mbante rrobat e nënës dhe një motre, të dy të vdekur.

Këto ditë, një tjetër vatër lufte është ndezur në Siri, East Ghouta – Guta Lindore, ku forcat qeveritare të Asadit mbështetura nga ato ruse, kanë sulmuar lagjet e kësaj province ne periferi të Damaskut me pretendimin se aty ka ende grupe kryengritëse. Por siç është vënë re, viktimat më të shumta kanë qenë civilë, sidomos fëmijë, të cilët kanë gjetur vdekjen nga bombat e lëshuara në seri nga avionët bombardues.

Lufta në Siri ka ofruar shumë pamje rrënqethëse, ku simbol është dhe ajo e 3-vjeçarit Alan Kurdi, gjetur i mbytur në bregdetin turk, pas një udhëtimi nëpër det me prindërit, për t’ju larguar luftës. /tesheshi.com/