Teleskopi James Webb zbuloi detaje të pa vrojtuara më parë për supernovën Cassiopea A
Një shpërthim yjor është fotografuar nga teleskopi James Webb. Imazhi i shkrepur zbulon detaje të pa vrojtuara më parë të supernovës Cassiopea A, ndër më te famshmet dhe të studiuarat deri më sot.
Ajo ç’ka mbeti pas shpërthimit të Cassiopea A, i ndodhur 340 vite më parë, ndodhet sot në një distance prej 11 mijë vitesh dritë larg në yjësinë me të njëjtin emër.
Me anë të fotos dhe rezolucionit të lartë ylli u dizintegrua plotësisht pas shpërthimit, duke lënë pas mbetje të ngjashme me fragmente xhamash. Gjithashtu imazhi tregon qartë edhe përzierje pluhurash, gazrash e molekulash, që më pas do jenë pjesë yjesh të rinj dhe sistemesh planetarë.