Foto si “prind i dytë” apo “raport intim”- rasti i Don Boskos ende nën hetime

Katërmbëdhjetë ditë që kur Qendra Social-Edukative “Don Bosko” u përfshi në një skandal medial, kur drejtorit të saj iu publikuan disa fotografi me nxënëset me të cilat pozon në pozita që hapën debat mbi raportet nxnës-mësimdhënës, rasti i tij është ende në fazën finale.

Drejtori i Qendrës Social-Edukative “Don Bosko”, Izidor Llukiq, që tha se për nxënëset ai është një prind i dytë, u përfshi në këtë “aferë mediale” që bëri të reagojnë edhe institucionet arsimore.

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë përkatësisht Dëfrim Gashi, Drejtor i Inspektoratit të Ministrisë së Arsimit, ishin shokuar me fotografit i cili kishte paralajmëruar se me këtë rast do të merret Inspektoratit i Ministrisë që ai vetë e drejton.

“Është shokuese ajo që kemi parë në media. Ne kemi organizuar ekipin e inspektorëve të cilët janë duke e konstatuar gjendjen faktike si ka ndodh rasti. Posa të kemi një proces të finalizuar të kësaj dukurie, ne do të prononcohemi dhe do të veprojmë në harmoni të plotë me legjislacionin në fuqi”, kishte thënë Gashi, Drejtori i Inspektoratit në MAShT-it.

Teksa Qendra “Don Bosko” tha se fotografitë u publikuan me qëllim të denigrimit të imazhit të shkollës dhe drejtorit duke akuzuar një ish-punëtor të këtij institucioni privat për të cilin thanë se i publikoi fotografitë në shenj hakmarrje pasi nuk iu vazhdua kontrata, Ministria e Arsimit, tha se ia ka lënë në dorë këtë çështje, organeve të hetuesisë.

Drejtori i Inspektoratit të Ministrisë së Arsimit, Dëfrim Gashi, ka thënë për këtë rast Ministria e Arsimit ka kryer punën e vetë pasi, kjo ministri ka përgatitur proces verbalin dhe me rastin është duke u marr Policia e Kosovës.

“Ky rast është duke u hetuar në Polici dhe ne e kemi kryer punën tonën pasi e kemi përgatitë një proces verbal të cilit ia kemi përcjellë Policisë së Kosovës”, ka thënë Gashi.

Sipas zëdhënëses se Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmet, me këtë rast është duke u hetuar nga policia, por në lidhje më këtë rast nuk ka asnjë rast të hapur dhe kjo çështje i takon Inspektoratit të Ministrisë.

“Policia e Kosovës është duke u marr me rastin, por për këtë rast nuk ka asnjë rast të hapur. Inspektorati ka të drejtë me i marrë masat edhe pa Policinë e Kosovës nuk është e detyrueshme që policia të involvohet”, ka thënë Ahmeti.

Gashi ka refuzuar të japë informacione në lidhje me qëndrimin e inspektorati të punës dhe me atë se çfarë i është dërguar në proces verbal, Policisë së Kosovës duke thënë se për këtë çështje duhet të kërkohet qasje në dokumentet zyrtare.

Lidhur me këtë rast Insajderi ka provuar të marr informacione nëse me këtë rast është duke u marr Prokuroria e Shtetit, por Insajderi nuk ka marr asnjë përgjigje për këtë çështje.

Lidhur me rastin Ipeshkvia e Kosovës, e Kosovës i kishte dal në mbrojtje te priftit, Izidor Llukiq, por gjithashtu kishte kërkuar nga organet kompetente që ta hetojnë rastin në fjalë.