Në Xhamin e Fakultetit të Ilahijatit pranë Universitetit të Marmaras është formuar një kënd lojërash për fëmijë.
Qëllimi kryesor i kësaj iniciative ka qenë tërheqja e fëmijëve që të frekuentojnë xhamit, por po ashtu që edhe prindërit të mund të falen lirisht dhe pa u penguar nga fëmijët.
Ata gjatë namazit të teravisë kanë edhe kujdestare që merren me angazhimin dhe argëtimin e tyre. (Vazhdon pas reklames)
Kjo iniciative ka ardhur nga studentet të cilët në bashkëpunim me Dekanin e këtij Fakulteti, Prof. Dr. Ali Köse dhe në koordinim me administrimin e xhamisë kanë realizuar këtë ide mjaft atraktive dhe tërheqëse për fëmijët.
Kjo ka zgjuar kurreshtjen e fëmijëve saqë me përfundimin e namazit të teravisë nuk dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre.
Kjo është një form e re e tërheqjes së fëmijëve për frekuentimin e xhamive që është duke u praktikuar në Turqi.