Foto: 10 gjurmë që gjenden patjetër në shtëpinë e një muslimani

Çdo shtëpi ka tiparet e saj. Disa njerëz pëlqejnë të kenë gjithmonë ambientin e pastër dhe të rregullt (dhe investojnë në këtë aspekt), ndërsa ka edhe të tjerë që nuk e kanë dert nëse jetojnë në rrëmujë. Sikur cdo grup shoqëror që ka karakteristikat e veta, edhe muslimanët, si grupi me më së shumti rritje në botë, kanë gjërat e tyre specifike sa i përket shtëpive.

Këto janë 10 “gjurmë” që gjenden patjetër në shtëpinë e një muslimani.

  1. Ka Kur’an në cdo raft të shtëpisë.

Mos i pyetni sa shpesh e lexojnë. Eshtë e papërshtatshme kjo pyetje… Por i pranishëm është gjithmonë në raftet e librave, në fakt zë pozicionin kryesor. Sa shumë dëshirë sikur të mos pluhërosej kurrë!

Image result for Quran in the shelves

  1. Në mure i varur një tekst në arabisht….

Preferojnë ajete të vecanta Kura’ani, apo edhe Hutbenë Lamtumirëse të Profetit Muhamed. Nuk ka shtëpi muslimani ku nuk duket së paku ndonjë shkrim në mure në gjuhën arabe. Së paku një “Bismilah”…!

Image result for islamic home decoration

  1. “Allahu Ekber” kur nuk e pret!

Le të mendojnë cfarë të dojnë fqinjët, por kur loja e preferuar e babit përfundon ashtu sic e ka qejf babi, dëgjohet një brohoritje e madhe “Allahu Ekber”. Mos u quditni nëse e dëgjoni nënën të bërtas në kupë të qiellit kur i pranohet vajza në fakultet. E as kur e dëgjoni djalin të bërtas me të madhe kur e kalon testin e arritshmërisë në shkollë. Kanë të drejtë, apo jo???

Image result for happy muslim family

  1. Sixhade… Sixhade në cdo cep

Janë aq të bukura, por a e dini se janë edhe në modë? E si të mos jenë. Shumëngjyrëshe,  praktike, shtoja faktin se e pastron sa herë të duash, dhe sa herë të vëni kokën në sexhde “përshëndeteni” nga aroma e pastërtisë që buron nga duart e grave sigurisht…

Image result for praying rugs

  1. Al Jazeera në televizor!

Po, e pranojmë. Eshtë rrjeti më i madh informativ që informon saktë rreth ngjarjeve që i preokupojnë myslimanët, por edhe për ngjarjet në mbarë botën poashtu. Kështu që, lëshoja zërin!

Image result for watching al jazeera

  1. Ajo ora që thërret ezanin 5 herë në ditë.

Jo të gjithë kemi fatin të kemi pranë xhami. Ezani në telefon është nganjëherë i papërshtatshëm (mund të gjendeni në toalet apo dicka tjetër). Por ora që thërret ezanin në dhomën e ndejës është detaji që kompleton shtëpinë e një muslimani. Sidomos ezani ikonik i Qabesë…

Image result for azan clock

  1. Bismilah me zë të lartë, elhamdulilah poashtu!

Mund të ketë një arsye pse ka mbetur zakon që të dëgjohet “bismilahi” edhe pse ajo mund të përshpëritet. Ajo është t’ua kujtosh të tjerëve, se mbase kanë harruar! Edhe elhamdulilah poashtu, e posacërisht kur ushqimi ju ka shijuar aq shumë!

Image result for coca cola iftar

  1. Mos gabo të largohesh nga tavolina pa ngrënë shuuuumë!

A e dini se ka familje që e konsiderojnë “fyerje” nëse nuk uleni të hani me ta bukë? Përvec kësaj shërbejnë bukë aq shumë dhe aq shijshëm, saqë dikur nuk ndaleni as vet.

Kjo traditë nuk e dimë ku e ka burimin (Profeti Muhamed a.s ka qenë bujar, por jo idhnak), por ju sigurojmë që nëse nuk uleni të hani sadopak, e keni hidhëruar nikoqirin.

  1. Ka një rresht këpucësh në palosura pranë derës së hyrjes.

Patjetër… Muslimanët zakonisht nuk e praktikojnë të qëndrojnë në ambientet e shtëpisë me këpucë, ashtu si nuk e praktojnë këtë kurrë në xhami. Për hirë të së vërtetës, zbathja e këpucëve lidhet në mënyrë direkte me arsye pastërtie.

Image result for shoes outside the door house

  1. . Gjendet një kovë e vogël në banjë…Image result for bathroom bucket

Secili i ka traditat e veta, por kur vie puna te pastërtia e trupit, për shumicën prej muslimanëve ujin nuk e zëvendësojnë as facoletat, as gellat antibakterial e as ndonjë sapun me aromë… ujë ujë dhe vetëm ujë…/MESAZHI/