Fosilet më të vjetra të pemëve në botë raportohet të jenë gjetur në shtetin e New York-ut në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi në BBC, bëhet fjalë për fosile pemësh të lashta 386 milionë vjet të gjetura në një minierë të braktisur në qytezën Cairo.
Ekspertë nga Universiteti i Kardifit në Angli, Universiteti i Binghamton-it dhe Muzeu Shtetëror i New York-ut, gjatë dhjetë viteve të hulumtimeve në rrëzën e vargmanit Catskill në Luginën Hudson, kanë hartografuar një zonë pyllore prej 3.000 metrash katrorë.
Shkencëtarët kanë identifikuar të paktën dy lloje të pemëve në pyll si Cladoxylopsids dhe Arkeopeopis, por ende nuk e kanë përcaktuar specien një peme të tretë.
Hulumtuesit, të cilët supozojnë se pylli i gjerë shtrihej përtej Pensilvanisë, janë shprehur se fosilet do të hedhin dritë të re mbi evolucionin e pemëve.
Studiuesit kanë gjetur edhe fosile peshku në sipërfaqen e minierës dhe vlerësojnë se pylli ishte shkatërruar në një përmbytje.
Ky zbulim në Cairo mendohet të jetë dy ose tre milion vjet më i vjetër sesa pylli në Gilboa, po ashtu në shtetin e New York-ut, që deri më tani besohej të ishte më i vjetri më i vjetër në botë.